El Ghibli - rivista online di letteratura della migrazione
Versione Italiana | Nota biografica | Versione lettura |
ora e historisė
darien levani
Profesori i historisė, Agron Agronaj po shpjegonte prejardhjen e tyre nga ilirėt dhe organizimin social, kur u hap porta dhe hyri Burbuqja, mėsuesja e matematikės dhe e dashura e tij sekrete. Nxėnesit ngritėn sytė nga librat dhe panė te habitur mėsuesen e tyre. Mė tė mėdhenjtė shkėmbyen njė vėshtrim kuptimplotė. Agronaj i hodhi njė buzėqeshje tė hijshme mikeshės sė tij dhe i sigurt se ajo do ulej, urdhėroi pesė minuta pushim, ndėrsa Burbuqja ulej pranė tij dhe kėmbėt e tyre prekeshin nėn tavolinė.
Tani, duhet thėnė se Agronaj ishte njė njeri i respektuar dhe i stimuar nga kolegėt e tij e biles edhe nga borgjezia e mesme e Libohovės. Pėrveē kėsaj, mund tė kualifikohej si njė historian jo i keq. Nė moshen dyzet e tre vjeēare ndihej mjaft i realizuar. Vetėm nje vit mė parė kishte kuptuar se po bėnte profesorin e historisė nė mėnyre serioze dhe pa kthim mbrapsht, e jo mė rastesisht, ndersa kėrkonte njė punė tjetėr mė tė pėrshtatshme, ndaj kishte vendosur qė tė respektohej edhe pėr kėtė. Ēfarė mėnyre mė tė mirė pėr ta bėrė, nėse jo njė kėrkim shkencor. Komuna i kishte dhėnė nje financim modest, dhe prej disa muajsh gjezdiste nepėr Shqipėri duke kėrkuar provat pėr studimin e tij mė tė rėndėsishem : tė tregonte se Gjergj Kastrioti ishte kthyer nė Krujė nė vitin 1439, dhe jo nė 1443 siē besonin tė gjithė. ( Kėrkim i pasqyruar edhe me dy artikuj tė lavdishėm nė gazetėn lokale.)
Bėjme pesė minuta pushim! kishte thėnė duke parė Burbuqen me bishtin e syrit. Rrini nėpėr vende dhe mos bėni zhurmė. Lexoni luftėrat e ilireve ndėrkohe, kėshtu mėsoni diēka tė re.
Tani ishte kthyer drejt zonjės Burbuqe dhe po i shpjegonte tonet e ndryshme tė zėrit me tė cilėt qortonte nxėnėsit e tij. Sipas Agronaj kishte njė ton te caktuar per tu thėnė ēdo gjė nxėnėsve, e nėse ata nuk bindeshin nuk ishte faji i tyre, por i tonit qė kishte pėrdorur. Ja, per shembull, toni me te cilin u kishte urdhėruar ato pesė minuta pushim ishte i tillė qė tė bėnte tė mendoje se kishte pasur njė ndėrhyrje hyjnore. Ata duhet ta kuptonin qė kishte qėnė diēka e jashtėzakonshme qė u kishte dhuruar atė pushim, e ndaj duhet tė vepronin me kėtė mendim e ta shfrytėzonin sa mė mirė.
* * *
Marku ishte mė i madhi i klasės. Nė Nėntor duhet tė mbushte dymbėdhjetė vjeē dhe mezi po priste, ngaqė dinte me siguri tashme se gjyshja kishte vendosur ti gatuante petulla me mjaltė per ditėlindje.
Marku qe edhe njė nga mė tė pakėnaqurit pėr pesė minutat pushim qė profesori u dha. E urrente tė rrinte ulur kot e ndaj vėshtronte rreth e rrotull nė kerkimin e dickaje interessante pėr tė bėrė ndėrkohė. Meqė nuk gjeti asgjė, vendosi qė tė rritej, vendosėn tė gjithė qė tė rriteshin derisa tė arrinin moshen madhore e kėshtu tė linin klasen pa lejėn e mėsuesit.
Mendoj se mund tia dalim! thoshte nje letėr qė Marku i kaloi Engjėllit. Provojmė! thoshte njė tjeter drejtuar Gentit.
Pėrhap zėrin nė tė gjithė klasėn! thoshte urdhėri i fundit i Markut.
Tani letrat qarkullonin nė rruge ajrore meqė Agronaj nuk vėshtronte mė nga klasa. Nė mė pak se njė minutė tė gjithė e dinin atė qė duhet te bėnin, por kishin frike qė tė vepronin.
<< Unė nuk dua tė rritem, jo, nuk dua tė rritem.>> i tha Mira shoqes sė bankes duke mbyllur me forcė grushtat e vogla. Kjo nuk u pėrgjigj fare e ndoshta nuk e dėgjoi, e pėrqendruar nė atė qė duhet tė bėnte.
Agronaj nuk e dinte akoma se ēfarė po ndodhte ne klasė, e nė momentin kur Marku shkruante letrat, po i shpjegonte mikeshės se tij se ndryshimi midis njė sistemi juridik nga njė tjetėr qėndronte nė njė gijotinė tė vendosur nė qėndėr tė qytetit.
<< Smund ta bėjme edhe ne? >> pyeti Burbuqja duke ju riferuar rivolucionit.
<< Rivolucioni ėshte diēka e madhe mikja ime,>> u pėrgjigj Agronaj. << nuk bėhet kėshtu, pėr njė ditė apo dy.>>
<< Nesėr unė kam mesim nga ora tetė deri nė nėntė, e pastaj jam e lirė. Skam vendosur akoma se ēfarė do bėj me vonė, por ndoshta mund tė gjejmė njė gijotinė e tė bėjmė revolucionin, nėse ėshtė njė gjė aq e bukur dhe e drejtė sa thua ti.>>
E ku ta gjejme gijotinėn? mendoi Agronaj. Eshtė e veshtirė edhe tė gjesh njė dhomė gjumi ku tė shtrihesh ne paqe. Nuk mund tė shkojmė nė hotelin qė ėshtė nė qėndėr, do na shohin. Nuk mundem as ta marr nė shtėpinė time, do e merrnin vesh tė gjithė pėr dy minuta. Vendi ėshtė i vogėl...
njerėzit flasin, mendonte ajo. sigurisht qė nuk mund tė bėjmė ndonjė gjė tė madhe ne kėtė qytet tė vogėl e provincial. Sigurisht, Libohova nuk ėshtė Tirana, por njė rivolucion i vogėl ndoshta mund tė bėhet, po , do e bėjmė. Nesėr nė mėngjes ai do gjejė njė gijotinė e unė do pergatis panine me mish e mbas rivolucionit do ikim ne pyll tė bėjmė piknik. Apo ndoshta Agroni do ketė ndonjė punė?
<< Cfarė bėhet mbas rivolucionit? >>
<< Mbas rivolucionit? >>, pyeti ai i habitur. Nuk e kishte menduar akoma e se dinte se ēfare bėhej me vonė. << Mund tė shkojmė tė pimė kafe nė shtėpinė e drejtorit, nėse nuk vrasim edhe atė gjate rivolucionit. >>
Burbuqja heshti e habitur. Nuk i pėlqente ideja qė tė vrisnin drejtorin.
<< Rivolucioni, >> tha Agronaj. << ėshtė njė drekė, rivolucioni ėshtė njė poezi, rivolucioni nuk ėshtė njė akt dhune.
( 1)>>
<< Shumė e bukur kjo shprehje, >> tha Burbuqja. << vėrtet shumė e bukur, kėshtu bėhet. Dėgjo, duhet ta vrasim patjetėr drejtorin? Ai ka gramafonin e kemi kaluar disa mbrėmje tė bukura nė shtepinė e tij. Pastaj, nuk mė ke thėnė akoma se ku do gjejmė gijotinėn.>>
Po, gijotina ishte akoma problem. Nuk jetonin ne nje qytet tė madh ku mund ta gjenin ne pazarin e gjėrave tė vjetra. Agronaj uli kokėn dhe filloi tė mendonte. Gijotine, nje gijotinė qė punonte akoma. Ishte njė problem i madh. Po ndoshta, nė fund tė fundit gijotina ishte njė simbol e mund ta zėvėndėsonin me diēka tjeter. Me kėrpudha tė helmuara pėr shembull, apo thjesht me njė litar tė mirė.
Sa pėr gramafonin, e kishte gjetur zgjedhjen. Konfiskim nė emėr tė popullit, e kishte quajtur.
<< Ēfarė po ndodh?>> bėrtiti Burbuqja
* * *
Agronaj pa nga klasa dhe shtangu nė vend. Nxėnėsit po rriteshin me shpejtėsi. Marku tashme ishte njė djalosh qė dridhte mustaqet dhe hiqte uniformėn blu tė shkollės. Berta u bė njė punk me flokė jeshil dhe ishte pak e frikshme. Dy nxėnės shembullorė po ziheshin me grushta ndėrsa Engjėlli dridhte njė cigare me hashash. Dhe pas pak, qetėsi.
Tė keqrehatuar nė ato karrige tė vogla, nxėnėsit kryqezuan duart e panė Agronaj duke e akuzuar pėr diēka qe ky nuk arrinte tė kuptonte.
Ai i veshtronte i habitur e kėrkonte tonin e pėrshtatshėm pėr tu thėnė se pushimi kishte mbaruar.
(1) Me gjithė protestat e kėrkimet e disa grupeve maoiste, askush nuk ka zbuluar akoma me siguri nėse Agronaj tha kėtė sepse nuk i kujtoheshin mirė fjalėt e Maos, apo sepse mendonte tamam tė kundertėn e Maos.
Inizio pagina