El Ghibli - rivista online di letteratura della migrazione

Versione Italiana | Nota biografica | Versione lettura |

barney clark *

arben dedja

Kur vendosa ta heq qafe rrangallen time
infermjeret mė bėnin fresk,
mė drejtonin stilografin nė shėnjestėr
dhe shtatė shoqėri prodhimi zemrash
qenė gati tė mė peshonin me flori
veē tė zgjidhja tė tyren.

E dija ē’e madhe ē’e rėndė do tė ish valixhja me zemrėn
                                          [time.
E pamundur tė mbartte dhimbje, ėndrra, tallje?
S’kisha fuqi ta ngrija: lėvizja me karrocė
nė njėrėn anė motorri, nė tjetrėn zemra ime.

A s’e mbajnė po ashtu si valixhe pas vetes nė fushatė
zemrėn e tyre Senatorėt?
A s’e tėrheqin po ashtu zvarrė ndėr koncerte
zemrėn e tyre Roketarėt?
Dhe tė Burgosurit hip-e-zbrit ashensorėsh
me valixhen e tyre tė rėndė
sa gjylja nėpėr kėmbė?

Kėshtu tė gjithė mund tė shihnin mė nė fund njė zemėr.
Kėshtu tė gjithė mund tė puthnin mė nė fund njė zemėr.
Kėshtu tė gjithė mund t’ia mėsonin njė zemre ēuēuvetė.

Dhe pastaj, a s’e bėra prapė vdekjen spektakėl, tifo?
Pėr herė tė parė ia kaloi vdekjes afrikane
ia kaloi karriges elektrike
kjo vdekja ime nė dukje e thjeshtė
vdekja e harruar numerike rutinore e spitaleve
                               [gjeometrikė
tė gjelbėr tė pėrllogaritur gjer nė cent…
se edhe zemrat mekanike dinė tė vdesin,
tė dashurit e mi.

Inizio pagina

 

varrosja e mėsuesit

arben dedja

Dhe ne qė deshėm t’ia bėjmė
Mėsuesit madhėshtore ceremoninė
e fundme por ja qė ia filloi
njė shi i rrėmbyer qė
na i dhjetoi radhėt prej nxėnėsi
tek hidheshim varresh tė rrėnxuar
zbythur kah veturat duke shkundur
qillotat e fėlliqura lluce –
ngjitėse tė vdekurish servilė
duke krruar shojet rrasave
tė fshinim lapėrdhitė e dhėnve
lėshuar tė kullosnin atė bar
t’ushqyeshėm nga tulet e kalbura
teksa njė hoxhė i improvizuar
gjuante pėr ceremoni mistike.

S’u mor kurrė vesh si e zbritėn
ata varrmihės qivurin
aq tė trashė qenė litarėt e shiut
por shiu i beharit ėshtė si vrapi
i gomarit prandaj dhe harruam
gjithshka futur nė pizhamet
tona bashkėkohore.

Inizio pagina

 

twin towers

arben dedja

Gjyshja ime Neshirč
e bija e Ibrahim Abdullahut,
qė tash njėzet vjet rron me pensionin
e burrit tė vdekur
dhe me ca copėra pronash tė fillimshekullit
shitur pėr pesė para,
se pėr vete ka qenė tėrė jetėn shtėpijake,
me kėtė rast, sigurisht, e mori vesh
si quhej qendra tregėtare e botės
tek shihte katrahurėn nė TV
mes spirales sė tymit tė rrugės (pardon, cigares!)
sė tridhjetėenėntė a dyzetė, Allah thosh,
ndihmoji korbėrit... .

Inizio pagina

Home | Archivio | Cerca

Archivio

Anno 3, Numero 13
September 2006

 

 

©2003-2014 El-Ghibli.org
Chi siamo | Contatti | Archivio | Notizie | Links